Një zjarr masiv ka rënë në katin e tretë të spitalit Covid3 në Tiranë. Klan News mëson se zjarri ka rënë në zyrat e administratës dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një prizë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve. Po ashtu mësohet se nga flakët nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Në këtë godinë nuk ka pacientë, pasi spitali është boshatisur disa muaj më parë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./tvklan.al