Një zjarr i madh ka shpërthyer në një zonë pyjore në Efpaliou në komunën e Doridos Fokida afër fshatrave Klima dhe Magoula.

Departamenti i zjarrfikëseve ka lëshuar njoftimin për evakuimin e dy fshatrave, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi dhe rrezikohet jeta e banorëve, raportojnë mediat greke.

Në vendngjarje po operojnë më shumë se 30 makina të fikjes së zjarrit me 63 zjarrfikës si dhe dy helikopterë.

Deri më tani nuk ka persona të lënduar, por më të rrezikuarit janë të moshuarit që jetojnë në fshat. /tvklan.al