Zjarr pranë qytetit studenti

Zjarr pranë qytetit studenti

19:46 19/09/2019

Digjet një banesë, nuk ka të lënduar

Një banesë në zonën e Qytetit Studenti, në kryeqytet, është përfshirë nga flakët në orët e pasdites. Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz.

Me ndërhyrjen e forcave të zjarrëfikëses u mundësua edhe shuarja e flakëve që rrezikonte disa shtëpi aty pranë.

Dyshimet e para janë se flaka i është vënë disa shkurreve pranë banesës nga persona të paidentifikuar, por era me shpejtësi që nisi në orët e pasdites bëri që zjarri të përfshinte edhe ndërtesën.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT