Godina e shërbimit të provës në Tiranë, në afërsi të SPAK është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë arritur shërbimet zjarrfikëse.

Shërbimi i provës ndodhet ngjitur me burgun 313 dhe akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit. Është bërë e ditur se nuk ka të lënduar dhe po hetohet nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale.

Nuk është bërë e ditur se cilat nga zyrat mund të jenë djegur por brenda të gjitha zyrave ka dokumente të rëndësishme të të dënuarve, kryesisht dokumente ndaj personave që janë të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Klan News