Eavakuohen mbi 8 mijë banorë

Këto pamje tregojnë betejën e ashpër që qindra zjarrfikës po bëjnë me flakët e mëdha që kanë përfshirë prej të shtunës, zonat pyjore të ishullit spanjoll Gran Kanaria.

Deri më tani nuk flitet për të lënduar, por autoritetet kanë evakuuar mbi 8 mijë banorë. Flakët gjigante arrijnë një lartësi deri 30 metra dhe po përparojnë me shpejtësi falë edhe erërave të forta që fryjnë nga Oqeani Atlantik.

Flakët kanë përpirë 3 400 hektarë pyje e bimësi, ndërsa po rrezikojnë edhe atë që konsiderohet rezervat natyror nga UNESCO, parkun natyror të Tamadabës. Zjarret masive pritet të kenë ndikimin e tyre negativ në turizëm, bruimi kryesor i të ardhurave për ekonominë ishullore. Vitin e kaluar në zonë u shënua një numër rekord turistësh, prej 13.7 milionë të huajsh. Ishujt Kanarie janë ndër destinacionet më të preferuara turistike në Europë.

Tv Klan