Të paktën 13 persona kanë vdekur në Kaliforninë veriore për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer që mbrëmjen e së dielës.

Zjarret kanë shkatërruar deri më tani mbi 1,500 ndërtesa duke shkrumbuar zona të mëdha.

Rreth 20,000 persona në Napa dhe Sonoma janë evakuuar nga shtëpitë, azilet e pleqve dhe shkollat publike të cilat kanë vazhduar të jenë të mbyllura gjatë gjithë ditës së sotme.

Situata kaotike ka lënë pa energji elektrike rreth 91,000 persona.

Autoritetet mendojnë se arsyeja e zjarreve janë erërat dhe thatësira të cilat kanë favorizuar që të përhapen flakët.

/tvklan.al