Digjen 3 shtëpi karakteristike në Lurë

Digjen 3 shtëpi karakteristike në Lurë

19:05 15/09/2019

Flakët shkrumbojnë disa hektarë pyje

2 vatra të mëdha zjarri, që vijojnë të jetë aktive në zonën e Lurës, kanë shkrumbuar sipërfaqe të madhe pyjore. Flakët kanë përfshirë edhe 3 shtëpi karakteristike të zonës, fatmirësisht të pabanuara.

Krahas banorëve, për fikjen e flakëve, janë mobilizuar forcat zjarrfikëse si dhe policia. Raportohet se terreni është shumë i vështirë.

Kjo situatë vijon në këto zona prej tre ditësh.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT