Autoritetet: Mbi 70 mijë hektarë pyje të djegura

Shërbimet e Emergjencës në Spanjë kanë ndihmuar në evakuimin e rreth 350 turistëve nga një zonë turistike  e përfshirë në flakë në veri lindje të vendit.

Turistë nga Britania, Holanda, Gjermania, Franca dhe Itali ndodheshin në Costa Brava për të shijuar pushimet e tyre, teksa prej disa javësh disa zona të Spanjës janë përfshirë nga zjarre masive.

Ata nuk kishin menduar të anulonin pushimet e tyre dhe të largoheshin por kishin vënë re se zjarri po afrohej gjithnjë e më tepër. Për këtë turiste gjermane e gjitha ishte një aventurë.

“Po e mendoja më tepër si një aventurë. Prania e helikopterëve ishte shumë interesante. Unë nuk ndjeva frikë por fëmijët u trembën paksa”.

Forcat zjarrfikëse  thanë se shpresojnë që të kthejnë sa më shpejt turistët në hotele pasi të vënë nën kontroll zjarrin. Deri më tani janë djegur mbi 70 mijë hektarë pyje teksa avionë të vegjël për shuarjen e flakëve vijojnë lëvizjet në zonë.

Tv Klan