Zjarret në Amazonë, angazhohen 44 mijë ushtarë

Zjarret në Amazonë, angazhohen 44 mijë ushtarë

15:45 26/08/2019

G7 premton ndihma emergjente për rajonin 

Ky avion ushtarak brazilian është pjesë e njësive të forcave të armatosura të përbëra prej 44 mijë ushtarësh, që prej të dielës nisën shuarjen e flakëve në Amazonë, me urdhër të presidentit Bolsonaro.

Flakët kanë shkrumbuar bimësinë dhe gjallesat.

“Fqinji im kishte 100 krerë bagëti. Zjarri shkrumboi gjithë faunën dhe nuk ka më bar për to. Nga autoritetet askush nuk ka ardhur për të na parë deri tani”, tregon një fermer.

Në shumicën e rasteve, zjarret janë nxitur nga fermerët për hapjen e tokave të reja. Grupet ekologjike akuzojnë presidentin Bolsonaro si shkaktar të situatës, me mbështetjen që i jep zhvillimit e bujqësisë përmes shpyllëzimit.

Vetëm këtë vit mbi 70 mijë vatra zjarri kanë shkrumbuar pyjet e Amazonës, një shifër që përbën rekord historik. Shtetet e G7 ranë parimisht dakord për një plan emergjence për ruajtjen e Amazonës nga zjarret.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi