Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimin për situatën e zjarreve në pyllin e Amazonës. Macron e ka konsideruar një krizë ndërkombëtare djegien e Amazonës, një çështje që sipas tij, duhet të jetë në fokus të bisedimeve në samitin e G7 këtë fundjavë.

“Shtëpia jonë po digjet”, shkruar në Twitter, Presidenti francez. Ndërsa Presidenti i Brazilit, Bolsonaro, ka sulmuar Macron duke thënë se e përdori këtë çështje për përfitim personal politik.

Qeveria e Presidentit brazilian është akuzuar për gjendjen në Amazonë, për shkak të politikave të tij inkurajuese ndaj fermerëve. Nga ana tjetër, Bolsonaro ka drejtuar gishtin nga organizatat joqeveritare, por tha se nuk ka prova për këtë pretendim të tij. Megjithatë, ai pranoi se fermerët mund të kenë gisht në vendosjen e zjarreve.

Pylli i Amazonës po digjet prej disa ditësh për shkak të disa vatrave të zjarrit dhe erës që i favorizon. Retë e mëdha të tymit janë fotografuar edhe nga hapësira.

Pylli i Amazonës, që konsiderohet “mushkëria e botës”, ka një rol jetësor për planetin, pasi ndikon në ngadalësimin e ngrohjes globale. Në këtë pyll banojnë rreth 3 milionë lloje të ndryshme bimësh e kafshësh, dhe 1 milion popullsi indigjene. /tvklan.al