Edhe SHBA është përfshirë nga zjarret, mijëra banorë në Teksas u ndërpritet energjia elektrike

Mijëra banorë janë evakuuar në Australi aty ku zjarret vijojnë të digjen si pasojë e një vale të pazakontë të të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Rreth 30,000 njerëz u urdhëruan të evakuoheshin në pjesë të ndryshme të shtetit të Viktorias para mesditës së së mërkurës, kur autoritetet paralajmëruan se do të ishte tepër vonë për t’u larguar.

Temperaturat kanë shkuar në  40°C me erërat që arrijnë shpejtësinë 60 deri në 70 kilometra në orë.

Qindra zjarrfikës po luftojnë me një zjarr masiv pranë qytetit të Ballarat, 95 km në perëndim të Melburnit. Zjarri, që vijon që nga e enjtja e kaluar, ka shkatërruar tashmë shtëpi dhe ka djegur më shumë se 20,000 hektarë tokë.

Nuk është vetëm Australia ajo që po përjeton një situatë të vështirë të zjarreve. I nxitur nga moti i thatë dhe jashtëzakonisht i ngrohtë, një zjarr masiv ka shkatërruar mbi 250,000 hektarë në Teksas.

Si pasojë e zjarreve është ndërprerë energjia elektrike për mijëra banorë ndësa autoritet amerikane kanë mbyllur një objekt të armëve bërthamore.

Klan News