Zjarret në botë përmes fotove

Zjarret në botë përmes fotove

12:01 25/07/2018

Zjarret kanë përfshirë rajonet bregdetare në lindje të kryeqytetit grek, Athinës. Të paktën 79 persona, duke përfshirë familje me fëmijë, kanë humbur jetën ndërsa po përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve.

Por në muajt e fundit, zjarret janë bërë të furishëm gjithashtu edhe në Suedi, deri në veri tek Rrethi i Arktikut si dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në vende si Portugalia, Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Çfarë po e shkakton këtë skëterrë?

Zjarret mund të ndodhin natyrshëm në pyje, nga nxehtësia e diellit ose nga një vetëtimë. Megjithatë, sipas ekspertëve, shumica e zjarreve, rreth 90% në mbarë botën provokohen nga njerëzit.

Shkaku mund të jetë qymyri i zgarës, një cigare e hedhur pa kujdes ose zjarrvënie me qëllim. Derisa të ketë lëndë djegëse dhe oksigjen në dispozicion, flakët përhapen lehtë.

[caption id="attachment_405426" align="aligncenter" width="1188"] 24 Korrik: Zjarrfikësit dhe vullnetarët përpiqen të shuajnë flakët gjatë një zjarri në fshatin grek Kineta[/caption]

[caption id="attachment_405427" align="aligncenter" width="1166"] Një erë e fortë përhap zjarrin në Kaliforni[/caption]

[caption id="attachment_405428" align="aligncenter" width="1136"] 23 Korrik: Bari i thatë digjet kur ekipet e zjarrit merren me flakët në Greqi[/caption]

[caption id="attachment_405429" align="aligncenter" width="1151"] 15 Korrik: Për shkak të motit të thatë, rreth 80 zjarre kanë ndodhur në Suedi[/caption]

[caption id="attachment_405430" align="aligncenter" width="1136"] 17 Korrik: Pamjet e ofruara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës tregojnë tymin nga disa zjarre në mes të bregut perëndimor të Norvegjisë dhe Suedisë qendrore[/caption]

[caption id="attachment_405431" align="aligncenter" width="1133"] 24 Korrik: Makinat e djegura pas zjarrit në fshatin Mati pranë Athinës[/caption]

[caption id="attachment_405432" align="aligncenter" width="1146"] 23 Korrik: Një shtëpi në flakë në Greqi[/caption]

[caption id="attachment_405433" align="aligncenter" width="1155"] 23 Korrik: Tymi ka pushtuar ajrin në Greqi[/caption]

[caption id="attachment_405434" align="aligncenter" width="1162"] 25 Mars: Rrënojat e një shtëpie pas një zjarri në Tathra, Australi[/caption]

[caption id="attachment_405437" align="aligncenter" width="1164"] Në kulmin e tij, zjarri në Saddleworth Moor, Angli, mbulonte një sipërfaqe prej 7 kilometra katrorë dhe vijoi për tre javë[/caption]

[caption id="attachment_405438" align="aligncenter" width="1163"] 28 Qershor: Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë një zjarr në Britani të Madhe[/caption]

[caption id="attachment_405439" align="aligncenter" width="1169"] 7 Dhjetor 2017: Një avion shuan zjarrin në Murrieta, Kaliforni, Dhjetorin e kaluar[/caption]

[caption id="attachment_405440" align="aligncenter" width="1107"] 21 Korrik: Parku Kombëtar Stanislaus, Kaliforni[/caption]

[caption id="attachment_405441" align="aligncenter" width="1113"] 1 Korrik: Një automjet i shërbimit të zjarrit është i rrethuar nga flakët pasi një zjarri në Kaliforni[/caption]

//tvklan.al 

 
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT Doktori