Përpjekje nga ajri dhe toka për të shuar flakët në jug të vendit, zjarret përfshijnë edhe Australinë

Zjarret kanë përfshirë jugun e Kalifornisë.

Flakët kanë djegur 2,200 hektarë tokë ndërsa 4000 mijë banorë janë evakuuar nga qytetet Riverside Aguanga ku zjarri filloi të Hënën.

“Më duhej të merrja ushqim për qentë dhe thjesht të hipja në furgonin tim dhe të largohesha. Nuk ishte e frikshme. Nuk pamë asnjë flakë. Kur u largova, nuk kishte flake afër meje. Por unë u ktheva disa orë më vonë për të marrë mund të dalloja zjarrin.”

Gjatë natës për shkak të erërave zjarri filloi të përhapej duke kërcënuar  zonat e banuara.

Autoritet amerikane kanë vendosur gjithahstu të mbyllin edhe disa akse rrugore si masë sigurie.

Shkaku i zjarrit ende është duke u hetuar ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë edhe nga ajri dhe toka.

Edhe Australia po përballet me zjarret të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave ndërsa dhjetëra shtëpi janë shkatërruar që nga e Mërkura.

Përveç Queensland, zjarre kanë shpërthyer edhe në veri të Uellsit të Ri Jugor.

Klan News