Temperaturat e larta kanë nxitur zjarret shkatërruese

Mijëra banorë janë evakuuar pasi një zjarret kanë përfshirë pjesën veriore të Kalifornisë. Gjatë natës zjarret u nxitën nga erëra të forta dhe temperaturat e larta.

Është hera e parë që më është dashur ta bëj këtë. Unë kam jetuar në këtë pyll për 20 vite. Nuk kam menduar se kjo do të më ndodhte mua. Asgjë nuk mund të bësh për këtë“,u shpreh Tom, një banor i Kalifornisë.

Zjarret e dala jashtë ndaj kontrollit po fshijnë pyje të tëra dhe po kërcënojnë mijëra shtëpi ndërsa është ndërprerë energjia elekrike.

Sipas Zyrës së Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni, më shumë se 31,000 persona janë evakuuar për shkak të zjarreve në Kaliforninë Veriore që nga e dita e mërkurë.

Evakuimet parandaluese nuk kanë vetëm për qëllim të mbrojnë jetët e qytetarëve amerikanë, por gjithashtu t’u japin mundësi zjarrfikësve të aksesojnë më lehtë zonën dhe të përqendrohen në shuarjen e zjarreve në vend të shpëtimeve.

Sipas ekspertëve, ndryshimi i klimës e ka bërë vendin më të ngrohtë dhe më të thatë në 30 vitet e fundit ku moti ekstrem dhe zjarret shkatërruese do të jenë të pranishme.

Klan News