Flakët tanimë po përhapen deri në Kolorado duke vendosur në rrezik mbi 5000 shtëpi dhe struktura të tjera

Zjarret e fuqishme të nxitura edhe nga vala e të nxehtit ekstrem vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me pyje në Oregon.

I quajtur Bootleg, më i madhi midis dhjetëra zjarreve që janë përhapur gjatë këtij muaji në pjesën perëndimore të SHBA-ve ka djegur 1 milion hektarë me pyje në 12 shtete.

Nxitur nga erërat me shpejtësi deri në 30 kilometra në orë, flakët tanimë po përhapen në Montana, Idaho, Wyoming, Utah dhe Colorado. Ato kanë shkatërruar të paktën 21 shtëpi dhe 54 struktura të tjera.  Departamenti i Pylltarisë në Oregon ka bërë të ditur se më shumë se 5000 shtëpi janë nën rrezik.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarret kanë goditur gjithashtu edhe disa linja të tensionit të lartë. Më shumë se 1,900 zjarrfikës , helikopterë dhe cisterna aeroplani  janë vendisur pjesën veriperëndimore të Paqësorit për të shuar flakët.

Bootleg renditet si më i madhi deri tani nga 70 zjarre të mëdha aktive. Situata është vërtetet serioze sipas autoriteteve ndikuar nga temperatuarat e larta të cilat pritet të zgjasin për disa ditë. Shkencëtarët kanë thënë që frekuenca dhe intensiteti në rritje i zjarreve i atribuohen kryesisht thatësirës së zgjatur dhe periudhave në rritje të nxehtësisë së tepërt që janë pjesë e ndryshimit të klimës.

Klan News