Mbi 850 mijë hektarë tokë janë djegur ndërsa fatkeqësia është shpallur në 60 qarqe

Një zjarr i madh në Teksas që po përhapet me shpejtësi duke detyruar banorët të evakuohen, ka ndërprerë energjinë në shtëpi dhe biznese dhe ka ndërprerë për pak kohë shërbimet në një strukturë të armëve bërthamore.

Zjarri i Smokehouse Creek Fire tejkaloi masën tokësore të shtetit të Rhode Island, duke bërë që ai të jetë ndër zjarret më të mëdhaja të rregjistruara në Teksas.

Aktualisht sipas autoriteteve deri më tani flakët kanë djegur 850,000 hektarë tokë në veri të qytetit të Amarillo, ndërsa një grua ka humbur jetën. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott ka shpallur fatkeqësinë për 60 qarqe. Thatësira, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë nxitur flakët.

Në kontenë Hutchinson, një nga zonat më të goditura, situata është e rëndë. Qindra zjarrfikës janë vendosur në dispozicion. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar banorët pranë Amarillos që të mos dalin jashtë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit. Teksasi ka lëshuar paralajmërime për fermerët për ndikimin e tymit në bujqësi dhe blegtori.

Shqetësimet rreth përhapjes së zjarrit në veri të vendit të armëve bërthamore Pantex në Amarillo e detyruan objektin të mbyllet përkohësisht dhe të evakuojë stafin. Fabrika është një vend kyç për montimin, çmontimin dhe mirëmbajtjen e armëve bërthamore të SHBA.

Klan News