Zjarret në vend, ministri Peleshi: Situata më kritike në Karaburun dhe Kurbin


Zjarret në vend, ministri Peleshi: Situata më kritike në Karaburun dhe Kurbin

20:54 01/08/2021

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në mediat sociale bën me dije se në vend janë 5 vatra aktive dhe situata më kritike mbetet në Karaburun dhe në Kurbin.

Më tej Peleshi bën me dije se  gjatës ditës së sotme në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra të reja dhe është bërë neutralizimi i tyre.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara”, shkruan ministri.

Më tej kreu i Ministrisë së Mbrojtjes kërkon më shumë bashkëpunim me qytetarët që ngjarje të tilla të parandalohen.

“Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, mbyll reagimin Peleshi./tvklan.al






Të ngjashme