Përmirësohet situata e zjarreve në vend. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë shuar një pjesë e madhe e vatrave të identifikuara në 24 orët e fundit.

Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të Bashkisë Devoll. Puna vijon edhe në malin Stilos në Konispol dhe fshatin Grazhdan të Finiqit.

Forcat  e ushtrisë bënë të mundur shuarjen e zjarreve në Delvinë, Tepelenë, Lushnje, Elbasan dhe Berat.

Ndërsa në fshatin Jarua të Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Për këtë zjarr u vu në pranga një 42-vjeçar që ndezi zjarrin për të djegur barishtet e tij, por flakët dolën nga kontrolli duke shkrumbuar 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Tv Klan