Flakët kanë detyruar mbi 500 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre

Vazhdon të mbetet kritike situata në Kaliforni nga zjarret . Temperaturat rekord si dhe erërat e forta po e nxisin gjithnjë e më shumë përhapjen e tyre. Vatrat të mëdha zjarri po përhapen në të gjithë shtetin madje për shkak se shpejtësia e erërave është e madhe po vendosin në rrezik edhe Oregonin.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz po largohen nga zjarret vdekjeprurëse që janë përhapur nëpër Paqësorin Veriperëndimor. Autoritetet kanë lëshuar sërish urdhrin që njerëzit të mos përdorin më shumë kondicionerët pasi sistemi mund të pësojë kolaps. Situata më e rëndë paraqitet në zonat jugore ku dhjetëra vatra zjarri janë aktive. Oregoni është shteti federal i radhës që preket nga zjarret katastrofike.

14 mijë zjarrfikës si dhe helikopterë po luftojnë me zjarret që kanë djegur mbi 2.5 milionë hektarë në këtë shtet që nga fillimi i këtij viti, duke shkaktuar edhe vdekjen e tetë personave. Disa ekspertë fajin e vënë te ndryshimet klimatike, kushtet ekstreme të motit të nxehtë dhe të thatë. Sipas studimit nga Universiteti Stanford me bazë në Kaliforni, temperaturat janë rritur shumë gjatë këtij viti dhe reshjet shënuan një rënie me gati 30% që nga viti 1980.

Klan Plus