Autoritetet amerikane kanë urdhëruar evakuimin e banorëve

Qindra shtëpi dhe ndërtesa janë kërcënuar nga një zjarr që ka rënë në një zonë pyjore në veri të Kalifornisë në SHBA.

Zyrtarët thanë se zjarri, i cili shpërtheu pasditen e se martës pranë lumit Yuba në rajonin e Nevadës, u përhap në më shumë se 500 hektarë tokë brenda një kohe të shkurtër.

Autoritet amerikane kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në rreth 350 shtëpi dhe objekte të tjera. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë nga toka dhe nga ajri.

Ky zjarr është një nga disa që kanë rënë në Kaliforninë e Veriut ndërsa ky shtet amerikan po përballet me një valë të të nxehtit.

Klan News