Zjarret/ Vasili – Ramës: Mblidh qeverinë, Kushtetuta nuk e njeh Facebook-un

Zjarret/ Vasili – Ramës: Mblidh qeverinë, Kushtetuta nuk e njeh Facebook-un

10:45 11/08/2017

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për mosmbledhjen e qeverisë në një kohë të tillë kur zjarret kërcënojnë vendin.

Në një status në Facebook, Vasili shkruan se është detyrë kushtetuese për të mbledhur qeverinë dhe për të koordinuar punën nisur nga situata e zjarreve, mungesa e energjisë elektrike dhe mbytjet e pushuesve në plazhet tona.

Statusi në Facebook i Petrit Vasilit:

Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t'u printe punëve në këto ditë halli.

Dikush duhet t'i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebook-un e tij veror si qeveri.

Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t'i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.

Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.

/tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI