Prej ditësh janë aktive vatrat e zjarrit në disa zona të vendit. Ndonëse me intensitet më të ulët, vijon të digjen pyjet në fshatin Katund i Vjetër në Rubik. Në këtë zonë për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë veprim nga autoritetet.

Shuarja e flakëve nga zjarrfikësit po bëhet me mjete rrethanore.

Kurora e gjelbër e Semanit vijon të digjet duke shkrumbuar dhjetëra hektarë. Në shuarjen e flakëve janë angazhuar të gjithë strukturat e Bashkisë Fier, ndërsa vatrat e zjarrit janë lokalizuar me anë të dronit.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u kanë ardhur dhe forcat ushtarake, pasi terreni i vështirë dhe era favorizojnë zjarrin duke shkaktuar vështirësi në ndërhyrje në shuarjen e flakëve.

Gjatë ditëve të fundit, vatra zjarri ka patur edhe në Shkodër, Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë. Sipas drejtorit të Emergjencave Civile, Haki Cako shumica e zjarreve janë të qëllimshme dhe janë vënë për arsye kullote. Sipas tij, deri tani janë djegur rreth 600 ha pyje në të gjithë vendin, ndërsa pjesa më e madhe e vatrave janë shfaqur në muajin Korrik.

Klan Plus