Zjarrëfikësit sezonalë në Greqi dolën në rrugët e kryeqytetit për të protestuar pasi kontratat e tyre 6 mujore skaduan.
Greqia punëson dhjetëra mijëra zjarrfikës, duke përfshirë rreth 2,500, kontratat gjashtëmujore të të cilëve skadojnë kur sezoni i zjarreve përfundon zakonisht në Tetor.
Zjarret janë të zakonshme në shtetin fqinj, por ato janë bërë më të shpeshta dhe shkatërruese vitet e fundit për shkak të temperaturave të larta.
“Siç mund ta shihni sot, është si verë. Dje patëm një zjarr të madh, çdo ditë kemi zjarre, kështu që zjarrfikësit sezonalë duhet të jenë në gjendje të ndihmojnë gjatë gjithë vitit dhe ne mund të fillojmë, para së gjithash, me parandalimin.”
Greqia punëson mijëra zjarrfikës, duke përfshirë rreth 2,500 të cilët punojnë me kontratat gjashtëmujore të cilat skadojnë kur sezoni i zjarreve përfundon zakonisht në Tetor.
Ministri i Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias u shpreh se do të diskutojë me zjarrfikësit shqetësimet e tyre gjatë një takimi që do të mbahet javën e ardhshme.
Klan News