Për disa gjëja e gjallë është mënyra sesi sigurojnë jetës, e për pasojë humbja e tyre është një fatkeqësi e madhe. Ky është edhe rasti i një banori në fshatin Viron të Finiqit, në Sarandë, i cili humbi rreth 200 dele si pasojë e flakëve.

Burime zyrtare të policisë thonë se zjarri ra në një stan në këtë fshat duke djegur jo vetëm delet, por edhe një sasi të konsiderueshme baze ushqimore.

Paraprakisht, dyshimet janë se zjarri ka rënë aksidentalisht. Megjithatë me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes, po punon një grup hetimor./tvklan.al