I nxitur nga erërat e forta, zjarri që ka filluar prej dy muajsh në veri të Kolorados, është përhapur edhe më shumë këtë javë. Flakët kanë mbuluar më shumë se 167,000 hektarë tokë ndërsa zjarri i quajtur si Kameron Peak Fire, ka detyruar evakuimin e disa komuniteteve malore dhe kampeve.

Është raportuar, shkatërrimi i shumë shtëpive dhe ndërtesave të tjera. Zyrtarët janë shprehur se ky zjarr është më i madhi që ka ndodhur në gjithë historinë e shtetit.

Ende nuk është bërë e ditur për ndonjë lëndim ose vdekje nga flakët, por qyteti i Fort Collins është mbuluar i tëri nga tymi i zi.

Sipas shifrave të dhëna nga Monitorimi i Thatësirës së SHBA-së, i gjithë shteti i Kolorados është përfshirë nga një nivel i lartë thatësie. Zjarri i mëparshëm më i madh në këtë vend, ndodhi gjatë muajit Gusht dhe kishte përfshirë rreth 139,000 hektarë tokë./tvklan.al