Zjarri në Athinë veriore bllokoi rreth 6 banorë dhe një zjarrfikës, të cilët ndodheshin midis dy fronteve të tij. Flakët e zjarrit shkatërruan shtëpi në periferi të Varibobit dhe po përhapen drejt zonës së quajtur Thrakomakedones.

6 banorët dhe zjarrfikësi arritën të shpëtoheshin dhe u dërguan menjëherë në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen që i janë shkaktuar nga tymi i dendur dhe nxehtësia e lartë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Linja e emergjencës kishte marrë thirrje nga të paktën 14 banorë të kësaj zone, të cilët janë evakuuar me sukses.

Zjarri është përhapur duke krijuar disa fronte dhe erërat e forta po e ushqejnë, duke e bërë të vështirë situatën edhe për aeroplanët ujë-hedhës, të cilët do të duhet të fluturojnë gjatë natës./tvklan.al