Tragjedi në një familje në Babrru. Zjarri i merr jetën një fëmije 2 – vjeç, shpëton një i mitur tjetër



Tragjedi në një familje në Babrru. Zjarri i merr jetën një fëmije 2 – vjeç, shpëton një i mitur tjetër

16:15 17/11/2016 https://youtu.be/u-zkL6ufzgw

Një fëmijë 2 - vjeç, i një familjeje të komunitetit rom mbeti i vdekur si pasojë e një zjarri të rënë në barakën ku ata jetonin, në lagjen Shpat, Babrru të Tiranës.

Shkak i rënies së zjarrit, sipas burimeve të policisë dhe zjarrfikësve dyshohet se është bërë një furnellë elektrike me të cilën nëna e fëmijës ka qenë duke gatuar.

4

Vajza dy vjeçare, po flinte në kasolle në momentet kur ka shpërthyer zjarri, që fillimisht është provokuar nga furnella e më pas është përhapur edhe nga një bombul gazi, që shërbente për gatim.

Trupi i pajetë i vajzës së mitur u nxor nga zjarrfikësit dhe policia. Për fat të mirë, djali më i madh i familjes, një 4 - vjeçar, arriti të shpëtonte.

"Jo jo unë bëra të pamundurën për t'u futur, nuk futeshe dot",

u shpreh gjyshja e foshnjes

.

"Flaka duke marrë flakë. Po të kishte mundësi për të ardhur zjarrëfiksja mua do me kishte shpëtuar fëmija",

tha e dëshpëruar nëna e të voglit.

Banorë të zonës thanë se prindërit kishin dalë për të mbledhur mbetje të riciklueshme, nga shitja e të cilave siguronin të ardhurat e familjes.

"

Ka rreth orës 8:30, po ajo eshte vetë i katërt i shkreti duke mbledh kanaçe në rrugë, ka ndenjur aty në një barakë aty dhe ato dërrasat që i ka mbledhur aty i ka mbledhur për të ngrohur fëmijët për dimër".

Këtë barake ata e kishin marrë me qira prej disa muajsh.

Tv Klan

https://www.youtube.com//embed/Oehbcet0YgE






Të ngjashme