Vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Për shkak të kësaj situate, Ministria e Mbrojtjes nisi 8 mjete të bazës së mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse për të ndihmuar në izolimin e flakëve.



Ndërkohë raportohet se për të shuar flakët është dërguar edhe një helikopter. Si pasojë e zjarrit nuk rrezikohen banesat. Megjithatë tymi i mbetjeve ka mbuluar qytetin bregdetar.



Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën me dije se vijon puna edhe për shuarjen e zjarrit në Peshtan. Atje janë dërguar 5 mjete nga reparti i Poshnjes.

Në total, sipas ministrit Peleshi, në terren janë 42 trupa në Vlorë dhe Peshtan./tvklan.al