Situatë dramatike paraqitet nga zjarret në Grudë – Fushë. 80 % e banesave të fshatit jo të banueshme janë shkrumbuar plotësisht .

“70 forca nga komuniteti dhe dy zjarrfikëse nga Kopliku”, tha Nënprefekti Hysen Hysaj që ndodhet atje, kanë arritur të shpëtojnë vetëm banesat e banueshme.

Situata pas dy ore luftë me flakët është përmirësuar, por dëmet janë katastrofike: 80% e banesave janë djegur plotësisht, ndërkohë që nuk ka dëme në njerëz.

Nënprefekti Hysaj tha se zjarrfikësit e Repartit Malësi e Madhe me në Krye Komandantin Besnik Hasaj “janë vërtetë heronj”  pasi vetëm ndërhyrja e tyre ka arritur të shpëtojë shtëpitë e banuara të Grudë – Fushës.

Janë rreth 35 banesa të pabanueshme që janë djegur, ndërkohë që 5 banesat ku jetojnë banorët janë arritur të shpëtohen./tvklan.al