Është dashur gati 5 orë që zjarrfikësit të vënë nën kontroll zjarrin që ra në magazinën e një qendre tregtare pranë mbikalimit të Kamzës.

Klan News raporton se dyshohet që i bllokuar brenda magazinës të ketë mbetur shefi i sigurisë së objektit, Arjan Sala 33 vjeç.

Mendohet që ai të jetë asfiksuar për shkak të tymit të madh. Dyshimet për lindën pasi nuk po përgjigjej në celular.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të zjarrfikëses dhe policia. Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendngjarje.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Përllogaritet që dëmet materiale të shkojnë në disa milionë Lekë. /tvklan.al