Zjarrfikësit vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve të zjarrit në Malin Shpirag në Berat.

50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme kur zjarri mori përmasa të mëdha.

Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se situata është e vështirë për shkak të terrenit, por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. /tvklan.al