Një sipërfaqe me shkurre pranë nënstacionit elektrik në fshatin Jagodinë të Fierit, ka marrë flakë paraditen e së enjtes. Nga zjarri që mendohet të jetë ndezur nga banorë të zonës janë djegur kabllot e nënstacionit çka ka çuar në ndërprerjen e energjisë në zonën e Levanit.

Zjarrfikëset ndërhynë me shpejtësi duke mos lejuar dëmtimin e mëtejshëm të nënstacionit. Specialistët e OSHEE-së kanë nisur punën për riparimin e dëmeve, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al