Zjarri në nënstacionin elektrik në Londër, i cili shkaktoi anulimin e mijërave fluturimeve të aeroportit Heathrow, nuk duket të jetë “pa autorë”.

Oficerët anti-terrorizëm të Policisë Metropolitane janë në udhëheqjen e hetimeve të këtij rasti, duke nënkuptuar se ekziston mundësia që rasti i mbrëmshëm të jetë një formë sulmi terrorizmi, edhe pse nuk është kjo e konfirmuar, siç raporton BBC.

Sipas Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës, zjarri përfshiu një transformator që përmbante 25 mijë litra “lëng ftohës”, që shërben për të rregulluar temperaturat e një sistemi.

Përveçse dëmit të shkaktuar në aeroport, mijëra shtëpi në këtë zonë mbeten pa energji elektrike.

Sakaq, BBC raporton se brenda disa orësh pritet rikthimi i energjisë elektrike në aeroportin Heathrow. Por edhe pse kanë kaluar mbi 14 orë nga shpërthimi i zjarrit, nënstacioni ende nxjerr tym./tvklan.al