Nuk dihen shkaqet e zjarrit në një pallat 13 katësh në qytetin Bohum

Mbeten mister shkaqet e shpërthimit të zjarrit në një pallat 13 katësh, pronë e bashkisë së qytetit lindor çek Bohum në kufi me Poloninë, rreth 300 kilometra larg Pragës.

Nga kjo tragjedi humbën jetën të paktën 11 persona, 3 prej tyre fëmijë. Një pjesë e banorëve humbën jetën pasi u hodhën nga kati i 12-të i pallatit. Nga kjo tragjedi 10 persona, ndër to policë dhe zjarrfikës, janë plagosur rëndë.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Jan Hamackek, dyshohet se zjarri në këtë pallat është vënë qëllimisht pasi flakët u përhapën me shpejtësi nëpër apartamente.

Banorët e kateve më të ulëta tani mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por ndërtesa mbetet pa furnizim me energji elektrike dhe gaz.

Klan Plus