Banorët në pritje të ekspertizës së godinës, nëse do të mund të riparohet
Këshilli bashkiak i Lushnjës ka miratuar bonusin e qirasë për 12 familje që mbetën të pastreha pas rënies së zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje ku kishte edhe apartamente. Pushteti vendor do t’u garantojë këtyre familjeve 12 mijë lekë në muaj, për 3 muaj.
Ende nuk ka përfunduar ekspertiza e ndërtesës për të vlerësuar nëse mund të bëhen riparime apo ajo duhet shembur. Zjarri në qendrën tregtare ra më 25 dhjetor dhe dy kate të saj u shkrumbuan plotësisht. Po ashtu janë të pabanueshme edhe apartamentet në dy kullat e banimit.
Qendra tregtare ku shpërtheu zjarri kishte 300 njësi shitjeje, 100 nga të cilat u shkrumbuan tërësisht. Ende nuk është përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Klan News