Së paku 53 njerëz kanë vdekur, si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër tregtare, pasditen e së dielës qytetin Siberian në Kemerovë, Rusi.

Deri më tani sipas BBC,  41 fëmijë mund të jenë në mesin e viktimave dhe 16 persona mungojnë, thonë zyrtarët rusë.

Flakët nisën në katin e tretë të qendrës Winter Cherry, ndërsa shumë nga viktimat ishin në kinema.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon njerëzit që kërcejnë nga dritaret për tu shpëtuar flakëve.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur dhe autoritetet kanë nisur hetimet.

Mësohet se rreth 660 ekipe  të shërbimit të emergjencave dhe zjarrfikës ishin në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve për më shumë se 17 orë dhe nxjerrjen e personave që ishin të pranishëm në qendrën tregtare.

/tvklan.al