Lihen detyrim paraqitje, por nuk i pranojnë akuzat

Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Ardit Ujkën dhe Milton Ivanajn, të arrestuar nga policia për zjarrin që ra javën e kaluar në malin e Shëngjinit.

Dy të pandehurit nuk i pranuan akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata thanë para gjykatës se janë banorë të malit të Rrenzit, por nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Zjarri që ra në malin e Shëngjinit mori përmasa të mëdha, duke iu afruar zonës së banuar. Për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikëset e Lezhës, Shkodrës dhe Tiranës, por edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Tv Klan