Ish-mbrojtësi i Interit, Lucio, ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e së Enjtes. Shtëpia e ish-lojtarit në Brazil, u përfshi nga flakët kur ai ndodhej brenda.

Si pasojë e kësaj, ai mori disa djegie në trup. Transportimi në spital ishte i menjëhershëm, ndërsa është njoftuar se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ai po merr mjekimin e nevojshëm në spital dhe për momentin është i vetëdijshëm.

Lucio u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2020, ndërsa arritjen më të madhe e kishte tek Interi në vitin 2010, kur fitoi tripletë trofesh, si protagonist në mbrojtje.

Gjithashtu ai ka fituar edhe Kupën e Botës në vitin 2002 me kombëtaren e Brazilit. /tvklan.al