Një zjarr i madh përfshiu një pallat banimi 4-katësh në lagjen Bronks të Nju Jorkut, duke plagosur 23 persona.

4 prej të plagosurve kanë marrë djegie të rënda dhe janë në rrezik për jetën.

Zjarri shpërtheu në një dyqan në katin e parë të pallatit dhe u përhap me shpejtësi në apartamentet që gjenden në katet e sipërme.

Shkaqet e zjarrit janë të paqarta, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për të shuar flakët.

Pak ditë më parë, një zjarr i rënë në një pallat banimi po në lagjen Bronks, prej të cilit humbën jetën tragjikisht 16 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 1- vjeç.

Tv Klan