Temperaturat e larta kanë kthyer zjarret në vend. Edhe në fshatin Jakodin të Bashkisë Roskovec në Fier, një zjarr ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec. Korrenspondentja e Klan News Anila Sefa raporton se për të ndihmuar kanë shkuar edhe zjarrfikëset e Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke dhe janë djegur dhjetëra koshere bletësh.

Nga zjarri që mund të përhapet nga era, janë pranë disa banesa dhe rrezikohen stalla pularish.  /tvklan.al