Zjarrfikësit mbi 6 orë në “luftë” me flakët, shpëtojnë 35 punonjësit

Disa depozita karburantesh të marinës janë përfshirë nga zjarri të dielën në Hong Kong, duke shkaktuar djegien e 16 anijeve. Nga shpërthimi i depozitave të karburanteve nuk ka pas persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarri është regjistruar  rreth orës 2:30 të së dielës, ndërsa zjarrfikësve iu është dashur mbi 6 orë për të vendosur flakët nën kontroll.

Pranë zonës ku ndodhi shpërthimi ndodheshin 35 persona, të cilët arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes pa u lënduar.

Autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, e cila rrezikoi jetën e punonjësve dhe qytetarëve pranë zonës.

Klan News