Dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Një banesë private është përfshirë nga flakët rreth orës 8:30 minuta të mëngjesit të së enjtes në lagjen “Partizani” në  Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i flakët ka qenë shkëndijë elektrike e cila dyshohet se ka ardhur nga kuzhina. Në momentin e shpërthimit të flakëve në banesë kanë qenë familjarët e saj, te cilët kanë mundur të dalin menjëherë jashtë.

Në vendngjarje shkuan 3 zjarrfikëse të cilët janë përpjekur të vënë flakët nën kontroll. Gjithsesi zjarri ka shkrumbuar gjithçka brenda banesës duke e lënë këtë familje në mes të katër rrugëve.

Policia e Vlorës dhe një grup ekspertësh po hetojnë më tej rreth shkakut të zjarrit.

Tv Klan