Një automjet është djegur tërësisht nga zjarri gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës pak pas mesnate, rreth orës 00:32.

Sipas policisë, zjarri ra në automjetin tip Benz në pronësi të qytetarit me iniciale F.G. dhe u shkrumbua tërësisht.

Automjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al