Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me zjarrin që ra mbrëmë në godiën që njihet si “Sarajet e Toptanëve”. Në një postim në mediat sociale, Veliaj shkruan se godina është përfshirë nga flakët mbrëmë dhe zjarrfikëset kanë shuar 2 vatrat, që siç shprehet kanë qenë të qëllimshme.

“Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin”, shkruan kreu i Bashkisë së Tiranës.

Më tek Veliaj thotë se  kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë kanë kapur zjarrvënësi teksa largohet dhe polici po punon për kapjen e tij.

Por zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit – edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen për lodrat, e natën zjarrin qytetit!”, shkruan ai.

Më tej i pari i Tiranës njofton se ka biseduar me Kryeministrin Edi Rama dhe për të nisur procedurat e përshpejtuara të shpronësimit të kësaj godine, e cila nga sot do të jetë e monitoruar 24 orë.

Në mesnatë bisedova me Kryeministrin Edi Rama i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverisë së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa të bëhet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!”, vijon reagimin Erion Veliaj./tvklan.al