Ibra: Mentaliteti nuk ka ndryshuar

Pasi mbërriti një ditë më parë në Milano për tu ribashkuan me ish ekipin e tij Kuqezi, Zlatan Ibr4ahimovic është prezantuar përpara qindra tifozëve ultras.

Në konferencën për shtyp suedezi siguroi të gjithë se Zlatan nuk ka ndryshuar.

“Besoj 100% në atë që bëj, ndryshe nuk do isha këtu. Është normale që fizikisht ndryshon vit pas viti, por besimi jo. Mentaliteti nuk ndryshon. Do jem thjesht vetja ime. Duhet të dimë të vuajmë që të marrim maksimumin, dhe jo të gjithë dinë të vuajnë”.

Sulmuesi kërkon ende ti tregojë botës së futbollit se është lojtar i vlefshëm edhe pse 38 vjeç

“Sfida me veten time, është të bëj një ndryshim në Serie A. Dua të bëj një ndryshim në fushë për të sjellë rezultate positive. Tani jam shumë I lumtur, pasi në moshën 38-vjeçare të nënshkruash me Milanin, nuk e bëjnë të gjitha, dhe kjo do të thotë se unë ende mund të jap diçka”.

Në këtë aventurë të re Zlatan do të mbajë veshur fanellën me numër 21.

Tv Klan