Një 26-vjeçare mbeti me vrima në të pasmet e saj, pasi ndërhyrja kirurgjikale për zmadhimin e tyre shkoi tmerrësisht keq. Angela Pedrosa nga Brazili ka shenja të mëdha në të pasme si pasojë e procedurës, e cila u bë duke injektuar 300 mililitra silikon.

Nëna e 3 fëmijëve pësoi infeksion pas trajtimit dhe mjekët u detyruan që ta prisnin pjesën e infektuar nga të pasmet e saj. Ajo ndodhet prej më shumë se 2 muajsh në një spital në Rio de Janeiro dhe do t’i duhet të kryejë një tjetër ndërhyrje të rrezikshme në të pasme, për të riparuar dëmin.

Zmadhimi i ri do të transferojë masë dhjamore nga barku i saj tek të pasmet, megjithatë ajo nuk mund ta bëjë këtë pa u rikuperuar totalisht.

Sipas asaj që shkruan Mail Online, 26-vjeçarja ka dhimbje në mënyrë konstante, pa llogaritur dëmin psikologjik./tvklan.al