“Sfida Vllaznia – Tirana që vlen mbijetesën shikohet si një moment i vështirë nga ish-lojtarët që e përjetuan këtë përballje në një periudhë të lavdivshme. Hysen Zmijani si futbollist mbajti vetëm fanellën e shkodranëve në kampionatin shqiptar, e shikon si humbje rënien ekipit të zemrës.

Hysen Zmijani (Ish-futbollist i Vllaznisë)

Shpresoj që mos të vijë ajo ditë që të shohim Vllazninë në kategorinë e parë.

Zmijani si një shkodran kërkon që tifozë të lenë pas problemet dhe të mbështesin skuadrën.

Hysen Zmijani (Ish-futbollist i Vllaznisë)

Kemi nevojë të gjithë dhe të mos përmendim gabimet.

Sfida Vllaznia – Tirana do të nisë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”

Tv Klan