Nëse më parë nuk e keni njohur anën e saj sentimentale, Rita Ora me këtë tatuazh tregoi se është kaq e dashur dhe e lidhur fort me familjen e saj.

Në Instgram ajo ka shpërndarë dy foto, duke treguar tatuazhin e saj më të ri që ka një domethënie shumë të bukur për të dhe nënën e saj.

“Kur isha e vogël mami më thërriste zog, ‘zogi mamit’”, ndërsa shprehet se e adhuron këtë përjetësim kujtimi në lëkurën e saj. /tvklan.al