4 në pranga për shfrytëzim prostitucioni

4 në pranga për shfrytëzim prostitucioni

13:51 24/11/2019

Arrestohet Hermes Nikaj ose “Zogu i Tiranës”

Një vit hetime të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet. Në pranga janë vënë 4 persona, mes të cilëve edhe Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në një operacion të koduar “Your Turn”.

28-vjeçari Nikaj akuzohet se kishte ngritur një skemë të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion kundrejt vlerave që varionin nga 10 në 20 mijë Lekë për 2 orë. Ai ka pasur rolin e menaxherit, duke siguruar vajza të ndryshme për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve.

Ndërsa një 43-vjecare, pjesë e këtij rrjeti, akuzohet se nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion kundrejt pagesave nga 500 në 700 Euro nata.

Nga hetimet mësohet se dy vajza të moshave 20 dhe 32 vjeç shfrytëzoheshin edhe në lokale të ndryshme të Tiranës. Ndaj tyre procedimi do të vijojë në gjendje të lirë. Janë sekuestruar dy fuoristrada, 10 aparate celularë dhe një sasi të hollash që dyshohet se ishin përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Mësohet se Hermes Nikaj është mbajtur nën vëzhgim prej kohësh nga efektivët e policisë. Policia ka kryer kontrolle në disa qendra estetike, njëra prej të cilave ishte në pronësi të Nikajt në qendër të Tiranës. Nikaj është një personazh i njohur pasi ka punuar si gazetar në disa emisione televizive.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi