Avioni i Zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Mike Pence, u detyrua të kthehej dje në një aeroport në Manchester, pasi gjatë ngritjes avioni u përplas me një zog.

Pence ishte nisur për në Uashington në momentin e goditjes dhe në një deklaratë të dalë nga zyra e tij, u tha se avioni Air Force 2, me kujdes të shtuar ishte kthyer përsëri në Manchester.

Pence e vazhdoi udhëtimin për kthim në Uashington me një avion tjetër./tvklan.al